Kampionati i vajzave U-17/ Tirana – Vllaznia është finalja e edicionit 2023-2024

Janë zhvilluar sot në “Shtëpinë e Futbollit” dy ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit të vajzave U-17. Vllaznia dhe Tirana do të përballen së bashku në finale për të përcaktuar ekipin kampion të këtij edicioni.
Sfida e parë gjysmëfinale e ditës së sotme ishte Apolonia – Vllaznia. Takimi ishte shumë i luftuar dhe koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola 0-0. Më pas, të dyja ekipet iu drejtuan penalltive, ku vajzat e Vllaznisë fituan 3-1.
Në takimin tjetër gjysmëfinal Tirana nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren, pasi triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut.
Finalja e këtij edicionin në kampionatin e vajzave U-17, Tirana – Vllaznia do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më datë 5 maj.
Rezultatet e sfidave gjysmëfinale
Apolonia U-17 – Vllaznia U-17 0-0 P(1-3)
Tirana U-17 – Skënderbeu U-17 3-0
Finalja
Tirana U-17 – Vllaznia U-17 05.05.2024
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Prova
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
