Karton i kuq me pasoja, zbulohet sa ndeshje do mungojë Bellingham për Real-in

16 Shkurt 2025, 12:23 / SPORT ALFA PRESS

Karton i kuq me pasoja, zbulohet sa ndeshje do mungojë Bellingham për

“Cadena Cope” raporton se Jude Bellingham do të pezullohet për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të diskutueshëm të marrë sot ndaj Osasuna-s, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.

Edhe pse nuk ishte për sjellje të dhunshme, Bellingham u ndëshkua direkt me të kuq dhe për këtë arsye pezullimi për dy ndeshje është i sigurt për të. Kështu, mesfushoi anglez do të humbë dy sifdat, atë nda Girona në shtëpi dhe ndaj Sociedad-it në transfertë.

Për kartonin e kuq të marrë sot, Bellingham tha pas ndeshjes se ishte keqkuptim dhe nuk e kishte ofenduar arbitrin, por kishte shprehur thjesht inatin ndaj vetes. “I kerkoj ndjese shokëve, ishte keqkuptim i arbtitrit. Nuk e kisha me ate por me veten time ate fjali te fundit”, tha mesfushori anglez.

 

Po ndodh...