“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

28 Shkurt 2024, 16:15 / SPORT ALFA PRESS

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje
Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Tiranës për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 26-të të Superiores.

Do të përplasin “brirët” në Klasiken e tretë për këtë sezon, me ndeshjen që do të luhet të shtunën në orën 17:00.

Një duel ku shkodranët do të tentojnë vazhdimësinë në kampionat, teksa prej më shumë se 11 ndeshjesh nuk e njohin humbjen në Superiore.

Kuqeblutë janë skuadra e momentit dhe në të tillë kushte do të luftojnë sërish vetëm për 3 pikët.

Për shkak të rivalitetit që kanë dy ekipet, por edhe formës së mirë që po kalon Vllaznia në “Loro Boriçi” pritet një numër i lartë tifozësh për të mbështetur skuadrën e tyrë.

Në këtë mënyrë klubi ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat, ndërsa ka bërë të ditur edhe pikat ku mund t’i blejnë.

 

Po ndodh...