
Klubit shqiptar i ndodh e papritura para Europës, mbetet pa trajner

Deçiq ka njoftuar largimin e Nenad Brnoviç. Klubi shqiptar i Malit të Zi ka mbetur kështu pa trajner, para ndeshjeve në Europë.
Shkak për largimin e Brnoviç është bërë dëshira e këtij të fundit për të punuar jashtë Malit të Zi. 45-vjeçari ishte emëruar në marsin e këtij viti duke fituar Kupën me Deçiqin.
Tashmë klubi shqiptar është në kërkim të një trajneri. Kujtojmë se me 10 korrik do të përballen me Sileksin në turin e parë të Ligës së Konferencës.
“Nenad Brnović nuk është më trajner i ekipit të parë të KF Deçiq. Klubi dhe trajneri kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të ndërsjellë për shkak të largimit të trajnerit për të punuar jashtë vendit.
I jemi mirënjohës Nenad Brnović dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës së tij”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128