
Kombëtarja/ Sa vlejnë kartonët e yjeve kuqezi, ofertat dhe lëvizjet e pritshme

Viti që lamë pas ishte një vit mjaft i rëndësishëm për kombëtaren kuqezi. Kualifikimi në Euro 2024, që do mbahet në Gjermani, i ka faktorizuar lojtarët e kombëtares në merkato.
Paraqitjet e mira duket se sollën që vëmendja e teknikëve dhe stafeve të klubeve të shkojë drejt elementëve që sollën suksesin e kualifikueseve Euro 2024.
Ky kualifikim erdhi pa Armando Brojën, i cili ishte i dëmtuar, por dhe pa formën 100% të Uzunit, që e kemi parë të shkëlqejë dhe thyejë rekorde në Spanjë.
Pra kombëtarja ja doli dhe pa dy talente me potencial të mirë, gjë kjo që nënkupton se brena kombëtares ka futbollistë të niveleve të mira.
Jasir Asani duke lënë gjurmë me super golat e tij, kërkohet në Spanjë, ndërsa kontratat dhe vlerat e kartonëve vijnë në rritje për disa futbollistë.
Sa vlejnë kartonët e yjeve të kombëtares sipas Transfermarkets
Renditja e kombëtares së grumbulluar sipas të dhënave nga fshf (Federata Shqiptare e Futbollit).
Në Euro 2024 mund të ketë prurje dhe gjetje të reja, pasi ende nuk e kemi listën finale që përfaqëson Shqipërinë në Gjermani.
Armando Broja, luan me Çelsin dhe pse nga ajo që shihet mund të ketë një largim nga ky ekip. Vlera e tij arrin në 28 milionë euro, ndërsa deri më tani ekipet e interesuara janë West Ham, por së fundmi është folur për një kalim të tij tek Interi.
Amir Rrahmani, lojtar i Napolit njeh një ulje të konsiderueshme të kartonit të tij.
Ai vlen plot 20 milionë euro, nga 25 që vlente pak kohë më parë. Megjithatë mbetet një prej lojtarëve me rëndësi tek Napoli.
Kristjan Asllani, lojtar i Interit vlen 14 milionë euro sipas shifrave të Transfermarkets.
Kërkesat për të nuk kanë qënë vetëm në Itali, por dhe në Angli nga ekipi i Brighton.
Berat Djimsiti, lojtar i Atalantës vlen në merkato 10 milion euro.
Shpesh lakohet për tu transferuar brenda Seria A, por nuk ende diçka konkrete
Myrto Uzuni, sulmuesi i Granadës ka bërë atje një paraqitje mjaft të mirë, duke rritur dhe vlerat e tij në merkato. Ai vlen 9 milionë euro, ndërsa për shërbimet e tij janë interesuar klube si Leeds, Southampton, Galatasaray, Reims dhe Brentford.
Për ekipin e Granadës Uzuni është një aset i çmuar dhe ndaj largimi duket mjaft i vështirë.
Ernest Muçi, lojtari i Legias së Varshavës po bën atje një paraqitje mjaft të mirë. Kartoni i tij vlen 8 milion euro.
Së fundmi flitet për një transferim të bujshëm të tij, por ende nuk kemi një konfirmim.
Kartoni i Muçit është më i shtrenjti në Poloni, gjë kjo që e kthen atë në protagonist të merkatos.
Vetë agjenti i tij ka konfirmuar se ai së shpejti do të luajë për një nga 5 ligat më të rëndësishme në Europë.
Marash Kumbulla, lojtari i Romës hyn tek lojtarët e fortë në merkato. Kartoni i tij vlen 7.5 milionë euro. Kontrata me Romën zgjat deri në 2025.
Nedim Bajrami, lojtari i Sasuolos ka pësuar një rritje në merkato. Ai vlen 6 milionë euro. Tek Sasuolo ai bën një vit në janarin e këtij viti dhe ende nuk flitet për ndonjë transferim të tij.
Elseid Hysaj, lojtari i Lazios ka një vlerë prej 4 milionë eurosh në merkato. Së fundmi për Hysajn ka pasur interes në Spanjë.
Ylber Ramadani, lojtar i Lecces i vlen kartoni 3.8 milionë euro. Ai ka ardhur së fundmi tek Lecce dhe nuk pritet ndonjë transferim. Por në nëntor ai pranoi se kishte zhvilluar bisedime me drejtorin sportiv të Interit.
Ivan Balliu, lojtari i Rayo Vallecanos, vlen 3.5 milionë euro. Për të ka pasur shpesh kërkesa nga ekipet e tjera spanjolle për ta pasur në mbrojtjen e tyre.
Keidi Bare, lojtari i Epsnyol prej vitit 2020 vlen 3 milionë euro. Kontrata e tij mbaron këtë vit.
Ardian Ismajli, lojtari i Empolit vlen 3 milionë euro. Ai luan me Empolin prej 2021, me një kontratë deri në 2025.
Qazim Laçi, lojtari i Spartës së Bragës vlen 2.5 milionë euro.
Ai u transferua këtë vit në Çeki, ndërsa më parë luante me Ajaccio B, në kategorinë e dytë të Francës.
Taulant Seferi, lojtari që luan për ekipin e Beniyas prej verës së shkuar. Kartoni i tij vlen 2.5 milionë euro.
Deri më tani nuk kemi një objektiv konkret për Seferin për sa i përket transferimit.
Endri Çekiçi, lojtari i Pendiksporit në Ligën Turke, vlen 2.1 milionë euro. U transferua së fundmi me një kontratë dy vjeçare.
Mario Mitaj, lojtar i Lokomotivës së Moskës vlen 1.5 milionë euro. Ekipi rus ka refuzuar disa ekipe që të blejnë Mitajn, ndërkohë dhe vlera e kartonit të tij erdhi në rritje.
Anis Mehmehti, lojtari i Bristol në Angli, e ka vlerën e kartonit të tij 1.2 milionë euro. Kontrata e tij 3 vjeçare nisi në prej fillimit të 2023.
Jon Mersinaj, lojtari i Lokomotivës së Zagrebit vlen 1 milionë euro. Ai ishte disa kohë dhe tek ekipi i Laçit.
Jasir Asani, golashënuesi spektakolar i kombëtares luan në Korenë e Jugut me ekipin e Gwangju, vlen 1.2 milionë euro. Kartoni i tij para perfomancë me kombëtaren ishte 700 mijë euro.
Armando Sadiku, lojtari i ekipit Indian, Mohun Bagan SD, vlen 650 mijë euro. Kontrata e tij me këtë ekip nisi vitin e shkuar.
Pas paraqitjeve të mira ai po kërkohet në Liga Europiane. Me shume gjasa do ta shohim në La Liga.
Sokol Cikalleshi, sulmues që luan për Konyasporin vlen 550 mijë euro në merkato. 33 vjeçari pritet të rikthehet tek Al Khaleej, ku një sezon më parë ishte i huazuar.
Ertrit Berisha, portieri i Empolit ka një vlerë në merkato prej 500 mijë eurosh.
Emri i tij është lakuar për një kalim drejt Turqisë, por nuk ka ende asnjë konfirmim për këtë.
Klaus Gjasula, lojtari i Darmstadt 98 në Bundësligë vlen 500 mijë euro. Eshtë folur për një kalim të tij të Dortmundi.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128