Kristiano Ronaldo shënon golin e 928 në karrierë, por ylli portugez acarohet me Piolin dhe…

Kristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite. Ylli portugez nuk ka ndërmend të ndalet, edhe pse në moshën 40-vjeçare, ai ka arritur të gjejë golin e radhës në kampionatin arab.
Skuadra e Al Nassr triumfoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Al Kholod, teksa Ronaldo u ngjit në kuotën e 928 golave në karrierë me realizimin e sotëm.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, shënoi në minutën e 4-t për të hapur rrugën e fitores. Ndeshja nuk zgjati 90 minuta për portugezin.
Trajneri Pioli vendosi ta largonte nga fusha në minutën e 74-t, duke qenë se skuadra gjendej me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Boushaili.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Kristiano Ronaldo, i cili nuk u ul në stolin e rezervave, por u largua menjëherë drejt dhomës së zhveshjes, në shenjë revolte për vendimin e trajnerit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




