Kualifikueset e Europianit/ Fitore e madhe, Kosova U-19 mposht 4-3 Spanjën

Ndryshe nga Shqipëria U-19 e cila ka regjistruar 2 humbje radhazi në kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe, Kosova U-19 ka arritur një rezultat të madh në kualifikueset e Europianit që mbahet vitin e ardhshëm.
“Dardanët” mposhtën 4-3 Spanjën me përmbysje duke treguar karakter në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sfida u duk e lehtë për iberikët që shënuan dy gola radhazi me Prim dhe Markos. Përmbysja e madhe ndodhi fillimisht në pjesën e parë pasi Gerbovci, Gashi dhe autogoli i Himenez i dhanë avantazhin Kosovës.
Në të dytën Spanja barazoi me Janeh. Për golin e fundit mendoi Gashijan, që shënoi në minutën e 93-të.
Kujtojmë se Kosova e kishte humbur takimin e parë me Austrinë 4-0. Tashmë ndodhen në vendin e dytë të grupit 10 me po aq pikë sa Spanja.
-
Plagoset rëndë shqiptari, u qëllua me armë nga prokurori portugez
16 Nëntor, 17:20 -
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

