Laçi mbetet në Superiore, kurbinasit mposhtin Flamurtarin në finalen e “Play Out”

19 Maj 2024, 19:29 / SPORT ALFA PRESS

Laçi mbetet në Superiore, kurbinasit mposhtin Flamurtarin në
Laçi do të luajë në Superiore vitin e ardhshëm teksa mundën 3-1 Flamurtarin pas kohëve shtesë.

Rasti i parë serioz i finales së “Play-Out” i takoi minutës së 11-të. Kurbinasit ishin afër golit të avantazhit, vetëm shtylla ndali Sobouejll.

Loja në minutat e para ishte mjaft e luftuar, ndërsa në të 27-tën nuk mungoi as tensioni në fushë.

Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një skemë perfekte. Një top i Kryeziut për Melon, me brazilianit që me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 64-të, fati i buzëqesh vlonjatëve, një autogol i Dajkos sjell golin e barazimit. Në fund, skuadrat u vendosën në kërkim të golit, gjithsesi rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Në minutën e 108-të, Lacci fiton penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë të kundërshtarit, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Melo.

Në fund, laçjanët festuan qëndrimin mes të mirëve edhe me një gol të Mjakit. Në krahun tjetër, Flamurtarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mendojë për sezonin tjetër.



Po ndodh...