Lacio luan në Europa League, Hysaj titullar
10 Prill 2025, 19:34 / SPORT

Lazio do të përballet me Bodo/Glimt, në kuadër të Europa League në orën 18:45.
Në prag të këtij takimi, trajnerët kanë publikuar formacionet, teksa për lacialët nga minuta e parë do jetë Elseid Hysaj.
Trajneri i ekipit italian, Baroni, i ka besuar mbrojtësit shqiptar një fanellë titullari.
31-vjeçari i kombëtares po kalon një sezon të vështirë, ku në shumë prej ndeshjeve nuk ishte grumbulluar. Hysaj është pjesë e Lazios që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Napoli.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




