Marotta nuk përzgjedh mes trofeve: Duam t’i realizojmë të gjitha objektivat e sezonit

7 Mars 2025, 09:09 / SPORT ALFA PRESS

Marotta nuk përzgjedh mes trofeve: Duam t’i realizojmë të

Pak minuta para nisjes së ndeshjes Feyenoord-Inter 0-2, e vlefshme për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, presidenti zikaltër Beppe Marotta foli për “Sky Sport”, duke komentuar jo vetëm çështjet e sfidës në fjalë:

"Kualifikimi vendoset që sonte? Kjo është vetëm ndeshja e parë e një dueli që zgjat 180 minuta. Sigurisht, ta fillojmë mirë do të ishte një hap i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në ‘San Siro’. Jam optimist, pavarësisht mungesave. Trajneri ynë ka hedhur në fushë një skuadër konkurruese".

Sa i përket stadiumit, Marotta u shpreh: "Së shpejti, Interi dhe Milani do të paraqesin një propozim në bashki. Të dyja klubet kanë të drejtë të kenë një stadium modern. Kemi një hendek me ekipet e tjera europiane në këtë aspekt, ndaj pronarët tanë e konsiderojnë shumë të rëndësishëm investimin në stadium.

Pavarësisht ndryshimit të pronësisë, prania e ‘Oaktree’ është e rëndësishme, i lejon menaxhmentit dhe ekipit të punojnë me qetësi. Nuk kemi fituar ende asgjë, por jemi në një pozitë të mirë. Kemi ndërgjegjësimin se jemi të fortë në të gjitha garat”.

Po ndodh...