Max Dowman futet në histori, lojtari më i ri që fiton Premier League

20 Maj 2026, 19:35 / SPORT ALFA PRESS

Max Dowman futet në histori, lojtari më i ri që fiton Premier

Një talent i jashtëzakonshëm i futbollit anglez ka hyrë në histori në moshë ende adoleshente. Max Dowman, vetëm 16 vjeç e 139 ditë, është bërë lojtari më i ri që ka fituar ndonjëherë titullin e Premier League, duke thyer një rekord që më parë mbahej nga Phil Foden, i cili e kishte fituar kampionatin me Manchester City në sezonin 2017–2018 në moshën 17 vjeç e 350 ditë.

I riu i Arsenal ka vendosur një seri rekordesh gjatë këtij sezoni që e kanë kthyer në një nga emrat më të komentuar të futbollit europian. Në tetor, ai u bë titullari më i ri në historinë e klubit londinez; në nëntor, debutoi si lojtari më i ri në Champions League; ndërsa në mars shënoi golin më të hershëm të shënuar ndonjëherë në Premier League.

Në këtë sezon, Doëman ka regjistruar pesë ndeshje aktivizim në kampionat, mjaftueshëm për të marrë medaljen e kampionit. Ai ka kontribuar gjithashtu me një gol dhe një asist, duke konfirmuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit anglez.

Po ndodh...