Mbape nuk mund të mbajë mbi supe edhe lojën e 10 të tjerëve, 90 minutat që çmontuan Realin e Arbeloas në Champions

30 Janar 2026, 15:21 / SPORT ALFA PRESS

Mbape nuk mund të mbajë mbi supe edhe lojën e 10 të

Kanë mjaftuar 90 minuta që kështjella e ndërtuar dhe e proklamuar si një zbulim i Arbeloas të thehet papritur një kështjellë rëre dhë të shkërmoqet shumë shpejt në shiun e dendur të Lisbonës.

NJË MBROJTJE E ÇAKORDUAR “Kemi një mbrojtje që nuk pëson më gola”. Një premtim ky i trajnerit, që në 90 minuta kundër Benfikës rezultoi nul. Hjasen u rikthye në ditët e tij më të këqia dhe zëvendësimi tregon qartë se shprehjet në mediay pro Realit se “ai është i vetmi mbrojtësnë botë që meriton topin e artë” ranë poshtë nga performanca e tij katastrofke në Lisbonë. Vlaverde edhe një herë tregoi se është pozicionin e mbrojtësit të djathtë vetëm si pasojë e dëmtimeve të trent apo Karvahal, pasi edhe pse mundohet shumë rendimentii tij është thuajse 0. Asensio mbase është i vetmi që shpëton nga ky repart e së bashku me Karreras kanë dhënë makimumin, por që nuk mund të mbulojnë boshllëqet e lëna nga dy kolegët e tjerë. Shkurt një mbrojtje për të qaerë hallin.

MESFUSHA PA LIDER Eshtë thënë dhe stërthënë me qindra herë se largimi i Modriç dhe Kros ka lënë një vakum në mesfushën madrilène. Arbeloa, i cili e kish ndjekur skuadrën Alonso e dinte këtë fakt dhe mbase këmbëngulja për të pasur një mesfushor kalibri është e justifikueshme. Arbeloa, i cili e kish ndjekur skuadrën por pak e kish njohur zhvelëroi gjithçka duke u shprehur me mburrje se ka lojtarë kalbri. Paraqitja e një apo dy ndeshjeve nga Gyler në formë gënjeu atë dhe shumë të tjerë. Po kështu edhe Belingam, ndërkohë që Kamavinga mbetinë stol dhe Sebajos nuk ju dhanë minuta fare. Arbeloa premtoi se të rinjtë janë të një kalibri të lartë dhe kundr Befikës ai provoi Sesteron. “E dija që mund të na kalonin në sulm. Në fund, i dhanë karton të verdhë Asensios. Kam shumë besim te Sestero, ai ishte një zgjedhje shumë e mirë për ne”. Por edhe pse i talentuar pesha e Championsit është e madhe.

MBAPE I LËNË VETËM NË SULM “Mbape nuk mund ti bëjë vetë të gjitha”. Ishte ky vlerësimi i specialistëve dhe opinionistëve pas ndeshjes. Shënoi dy gola, bëri 4 gjuajtje në portën kundërshtare, por askush nuk e ndoqi. Vinicius u kënaq si vëzhgues dhe vuri në pah shprehjen e trajnerit “jo të gjithë duhet të vrappojnë”. Me duart në mes ai ishte hije e vetvetes, ndërkohë që Mastantuono lujati sikur skuadra të ish në avantazh dhe jo s luhej kualifikimi direkt përnë fazën e 1/16. Shkurt Reali së bashku me trajnerin treguan se ende janë larg emrit të të qënit Mitikë dhe historisë së fanelës “Los Blancos”.

Po ndodh...

ide