
Mbappe rikthehet në Kombëtaren e Francës, Deschamps e grumbullon për sfidat e muajit mars

Kylian Mbappe do të kthehet në grumbullim te Franca duke nisur nga ndeshjet e muajit mars pasi trajneri Deschamps duket se ka zgjidhur atë që u quajt “konflikt” me sulmuesin dhe kapitenin e Gjelave.
Kohët e fundit u fol shumë për këtë çështje dhe në fakt u tha dhe se Mbappe nuk ka një raport të mirë dhe se në fillim kishte kërkuar të luante dhe më pas kishte ardhur vendimi për t’u lënë jashtë për Nations League e shkuar.
Ndërsa Deschamps tha ndryshe dhe dha një version tjetër, atë që ka të bëjë me faktin se Mbappe në fund të vitit të shkuar nuk jetonte një situatë të mirë fizike dhe psikologjike dhe kishte nevojë për pushim dhe të fokusohej te Real Madrid.
Tashmë, duket se do të vijë rikthimi i madh pas disa muajsh. Franca do të përballet në playoff e Nations League ndaj Kroacisë, në dy ndeshjet gjysmëfinale.
-
Berisha: Ilir Meta do të jetë në listën e sigurt të PD-së
13 Shkurt, 23:00 -
Livia shkruan letër dashurie për Mevlanin: Kurrë nuk u ngopa…
13 Shkurt, 22:49

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128