“Më përbuznin, qaja shumë herë”, rrëfimi i futbollistet Megi Doçi: Vajzat nuk duhet të dorëzohen

Megi Doçi është futbollistja e Vllazinisë dhe ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Janë të shumta rekordet që ajo ka thyer, por “Topi i Artë” ishte trofeu që rrëmbeu vetëm disa ditë para mbylljes së vitit 2023. Në një intervistë ajo zbuloi rrugëtimin e saj në futboll, sfidat dhe jetën jashtë fushës.
Futbollistja e suksesshme tha se paragjykimet kanë qenë gjithmonë prezente për shkak të zgjedhjes së saj për t’u bërë futbolliste.
"Unë kam vuajtur shumë për të arritur këtu ku jam, jo vetëm me njërëzit, jo vetëm me faktin që unë vija nga fshati dhe vija në qytet dhe dilja më e mira. Gjithmonë më kanë luftuar që unë merrja çmimet kryesore, me shumë vuajtje me shumë vështirësi, ka patur momente që kam qarë pafund, ka patur momente që kam dashur dhe të dorëzohem pasi kam thënë nuk kam mbështetje, sepse futbolli pa mbështetje është asgjë, por do doja që ato vajza që kanë ëndrra, ato vajza që duan të ecin në futboll t’i kalojnë vështirësitë dhe asnjëherë mos të heqin dorë pasi s’ka gjë më të bukur se të bësh familjen tënde krenare. Më kanë përbuzur dhe paragjykuar por ja ku jam sot”- tha Doçi.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

