
Me titullin në “xhep”, Inzaghi planifikon rotacion në Serie A, radha e Asllanit

9 pikë plus vendit të dytë, për më tepër me një ndeshje më pak, shifra këto që i japin luksin trajnerit Inzaghi të bëjë një rotacion të ndjeshëm në ndeshjen e Serie A kundër Lecce-s, në një kohë kur objektivi kryesor është ndeshja e kthimit kundër Atletico Madrid në Champions League. Sipas mediave italiane, Inzaghi pritet t’i besojë një fanellë titullari mesfushorit kuqezi, Kristjan Asllani.
Talenti shqiptar ka vërtetuar këtë sezon se është i aftë të mbulojë Calhanoglun, për këtë është i bindur edhe Inzaghi. Ideja e tekniku zikaltër është e qartë, kërkon të lë pushim disa titullarë të rëndësishëm për të qenë në kushte perfekte ndaj Atletico Madrid, një ndeshje me një koeficient të lartë vështirësie. Jo vetëm Asllani, ndaj Lecce-s, nga minuta e parë pritet ta nisin edhe disa lojtarë të tjerë më pak të aktivizuar si Frattesi apo Bisseck.
Sipas të gjithë gjasave, Lecce-Inter pritet të jetë një “mini derbi” mes shqiptarëve pasi nga minuta e parë pritet të aktivizohet edhe Ylber Ramadani.
-
-
-
-
Foto/ Kjo është 19-vjeçarja nga Durrësi që vrau të atin
23 Shkurt, 10:16 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128