Asllani refuzon Beshiktashin, mesfushori kuqezi vendos të qëndrojë në Serinë A
Sezonin e kaluar, Torino bleu me huazim dhe me të drejtë blerjeje Kristjan Asllanin, por mesfushori shqiptar nuk arriti të jepte performancat që pritej. Tani, Interi po kërkon një zgjidhje për të në këtë merkato dimërore.
Sipas raportimeve të Nicolò Schira-s, edhe Besiktas ka zhvilluar kontaktet e para me Asllanin, por lojtari ka bërë të qartë dëshirën e tij: të qëndrojë në Serie A dhe të luajë në Itali. Klubi i Viale della Liberazione është i angazhuar për të gjetur një destinacion të përshtatshëm brenda kampionatit italian.
Gjithashtu, gjatë ditës, si raportoi Matteo Moretto në YouTube, Genoa ka pasur kontakte të reja me agjentët e Asllanit, edhe pse një marrëveshje duket e komplikuar dhe jo e lehtë për t’u mbyllur.
Situata krijon një sfidë të madhe për drejtorin sportiv Piero Ausilio dhe presidentin Giuseppe Marotta, të cilët po monitorojnë edhe mundësi të tjera në merkato, pas njoftimit të afrimit të Leon Jakirovic nga Dinamo Zagrebi.
Asllani duket i vendosur për të qëndruar në Itali, ndërsa Interi punon për të gjetur formën më të mirë për të dhe për klubin, duke bërë balancimin mes dëshirës së lojtarit dhe strategjisë së merkatos.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
