Mesfushori pranë lamtumirës nga Juventusi, pritet të kalojë te kampionët e Serisë A

Napoli po përshpejton manovrat e merkatos me dy përforcime që mund të shpërthejnë sezonin: mbrojtësin e majtë Miguel Gutierrez dhe mesfushorin e Juventusit, Fabio Mireti.
Klubi është në fazë përfundimtare me Gutierrez, 21-vjeçar i Xhironës, për të cilin është dakordësuar një bazë prej 18 milionë eurosh plus bonuse. Nga ana tjetër, Mireti është identifikuar si lojtari i duhur për përfundimin e repartit mesfushës, veçanërisht nëse Raspadori largohet.
Napoli ka bërë ofertën fillestare prej 10 milionësh, por Juve ka kërkuar 20 milionë. Të dyja palët pritet të gjejnë një marrëveshje në mes të intervalit ekonomik, rreth 15 milionë euro. Trajneri Konte synon të mbushë boshllëqet në të majtën e mbrojtjes dhe në mesfushë me elementë që përshtaten me filozofinë e lojës së tij.
Nëse këto operacione kryhen me sukses në ditët e ardhshme, Napoli do të paraqitet për sezonin 2025/26 me një skuadër më të përshtatshme jo vetëm për të mbrojtur titullin, por edhe për të bërë mire në Champions.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
