Mësoni datat kur do të luhen çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Champions League

15 Mars 2024, 13:26 / SPORT ALFA PRESS

Mësoni datat kur do të luhen çerekfinalet dhe

Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti i çerekfinaleve të Champions League.

Ekipet e kualifikuara në fazën çerekfinale janë: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Arsenal, PSG, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Nga hedhja e shortit, u përcaktuan këto çifte: Arsenal-Bayern Munchen, Atletico Madrid-Borusia Dortmund, Real Madrid-Manchester City, PSG-Barcelona.

Ndërsa në gjysmëfinale do të përballen fituesit e çiftit Arsenal-Bayern me Real-City dhe  Atletico-Dortmund me PSG-Barcelona.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024.

Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale 7/8 maj 2024.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin “Wembley” të Londrës.

 

Po ndodh...