Shorti i Champions League/ Finale të parakohshme dhe spektakël, zbulohet dhe ndarja e gjysmëfinaleve

15 Mars 2024, 12:29 / SPORT ALFA PRESS

Shorti i Champions League/ Finale të parakohshme dhe spektakël,

Liga e Kampionëve ka zbuluar çiftet çerekfinale në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës, me spektakël të garantuar që pritet në të gjitha takimet.

Bajerni i Mynihut ka “peshkuar” Arsenalin, me takimin e parë që do të luhet në Londër, teksa një përplasjesh mes dy skuadrave të forta është ajo mes Atletikos dhe Dortmundit.

Një finale e parakohshme mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit që ndeshen për herë të tretë radhazi në Champions, teksa spektakël do të ketë dhe në takimin Barcelona-PSG.

Gjithashtu janë mësuar dhe çiftet gjysmëfinale, me fituesin e Real-Siti që do të ndeshet me fituesin e Arsenal-Bajern. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Atletik-Dortmund me fituesin e Barcelona-PSG.

 

Po ndodh...