Messi refuzoi, Al Hilal ofron 200 mln € për sulmuesin e njohur

Tek Al Hilal e kanë përjetuar keq refuzimin e Leo Messit. Kampionit të botës iu afrua një pagë sezonale 400 milionë euro për të firmosur me klubin saudit, por “pleshti” preferoi SHBA dhe firmosi me Inter Miamin.
Gjithsesi, drejtuesit e klubit arab nuk dorëzohen dhe kanë piketuar një tjetër përforcim nga PSG-ja. I përzgjedhur i momentit është Neymar, të cilin e pret një ofertë faraonike në Arabinë Saudite.
CRB Sports shkruan se një delegacion i Al Hilal fluturuan të premten drejt Parisit për të biseduar nga afër me Neymar. Të cilin e pret një ofertë sezonale 200 milionë euro, po aq sa përfiton Cristiano Ronaldo tek Al Nassr.
Ndërkohë që klubi saudit ka gati 45 milionë për PSG-në për të lënë të lirë 31-vjeçarin brazilian, i cili mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Europa për të vijuar karrierën në Arabi.
-
Skemë sportive 11 qershor
11 Qershor, 16:33 -
Sufle me djath dhe vezë
11 Qershor, 08:32
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

