Milan kërkon sulmuesin “e padëshiruar” të PSG-së, por Frankfurt ia vështirëson punën
22 Janar 2024, 00:02 / SPORT

Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë verës, Milan e ka rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike.
Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.
Vetë Ekitike, pasi e ka marrë qartë mesazhin se te PSG-ja dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar, tashmë kërkon largimin.
Megjithatë përveç Milan-it, sulmuesi pëlqehet edhe Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djallit” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re.
-
Shpendi show në Itali, shënon 3 gola për 7 minuta
21 Janar, 23:47
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

