
Milan në çerekfinale të Kupës së Italisë, Luka Joviç merr përpara ekipin

3 Janar 2024, 09:14 / SPORT
Skuadra e Milanit është kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve të “Coppa Italia”. Kuqezinjtë mundën mbrëmë me rezultatin 4-1 ekipin e Cagliarit.
Sulmuesi serb Luka Joviç shkëlqeu me performancën e tij, duke realizuar dy gola në pjesën e parë, në minutat 29′ dhe 42′. Në fraksionin e dytë të lojës, Traore dhe Leao i vendosën “kapakun” fitores dhe kualifikimit të Milanit për më tej. Për miqtë shënoi golin e nderit Azzi, në minutën e 87′.
Në fazën e çerekfinales, Milani do të përballet me njërën prej çiftit Bologna-Fiorentina, të cilat do të përballen në “Dall’Ara” javën e ardhshme.
-
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 3 janar 2024
3 Janar, 09:02 -
-
Tavë me perime dhe karkaleca
3 Janar, 08:35 -
-
Horoskopi për ditën e sotme, 3 janar 2024
3 Janar, 08:05

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128