Milan, “zhduket” Leao, por emri i del në merkato, Flick “josh” portugezin

31 Tetor 2024, 11:51 / SPORT ALFA PRESS

Milan, “zhduket” Leao, por emri i del në merkato, Flick

2 humbje në 3 ndeshjet e fundit kanë ndezur alarmin në Milano, me kuqezinjtë që e shohin vetën 11 pikë larg kreu pas 10 javësh në Serie A.

Pasqyra më e qartë e kësaj situate që po kalon Milan është Rafa Leao. Ylli portugez është “zhdukur” prej kohësh, jo vetëm që nuk ka arritur kurrë të bëjë diferencën, por Leao ka humbur shumë dhe nga statusi i tij si titullar.

Vetëm 1 gola dhe 3 assiste këtë sezon janë shumë pak për dikë si Leao i cili vlerësohet si lojtari më i çmuar që “djalli” ka në dispozicion. Mediat italiane bëjnë përgjegjës për këtë trajnerin Fonseca, pasi marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë ideale.

Situata që po kalon Leao ka bërë që emri i tij të përfshihet edhe një herë në merkato pasi portugezi ka ende shumë admirues në Evropë. Në skenë, sipas mediave spanjolle, ka dalë sërish Barcelona, skuadër që edhe në të kaluarën është përpjekur të josh portugezin. Barça i është rikthyer pistës Leao pasi Laporta dhe drejtuesit e klubit dështuan të transferonin Nico Williams.

Sipas Sport, Barcelona do t’i rikthehet edhe një herë pistës Leao gjatë merkatos së verës pasi Hansi Flick kërkon me çdo kusht një sulmues për krahun e majtë. Vetën e shkuar Leao u vlerësua si i pashitshëm nga Milan, por statusi i tij mund të ndryshojë në fund të këtij sezoni. Leao ka një kontratë me Milan deri në 2028, por nuk ka të përfshirë asnjë klauzolë largimi.