
Milani pranë eliminimit nga Champions, Feyenoord barazon shifrat dhe i afrohet kualifikimit

18 Shkurt 2025, 20:35 / SPORT
Milan e ka nisur shumë keq pjesën e dytë ndaj Feyenoord, në ndeshjen e kthimit që po luhet në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë mbetur me 10 lojtarë, pasi Theo Hernandez ka marrë kartonin e dytë të verdhë.
Francezi pretendoi për pengim nga kundërshtari brenda zonës, arbitri e ndëshkoi me të verdhë për simulim. Ky ishte i dyti i verdhë për Hernandez, francezi largohet nga loja duke lënë me një lojtar më pak Milanin.
Si të mos mjaftonte kjo, Feyenoord ka barazur rezultatin në 1-1 me golin e Carranza-s në minutën e 73-të. Teksa ndeshja po i drejtohet fundit, Milani është në prag eliminimi nga Champions League pas sfida e parë në Holandë u mbyll me fitoren 1-0 të Feyenoord.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128