Momentet me drastike të futbolllit 2014-2024/ Dueli Messi-Ronaldo, dominanca Madrilene dhe polemikat e topit të artë

10 Nëntor 2024, 20:49 / SPORT ALFA PRESS

Momentet me drastike të futbolllit 2014-2024/ Dueli Messi-Ronaldo,

10 vitet e fundit padiskutim mbeten ndër vitet më të bukura të futbollit, dy goleadorët Ronaldo e Messi sigurisht kanë dominuar periudhën e pas 2010-s e deri në vitin 2020-2021.

Nga viti 2014 deri më sot pothuajse në trofetë e klubeve Real Madrid ka një dominancë të frikshme, klubi madrilen ka fituar Champiosin në 2014, 2016, 2017, 2018, 2022 dhe 2024, pra 6 herë në 10 vitet e fundit.

Klubet e tjera që morën trofe gjatë 2013-2024 janë dhe Barcelona 2015, Liverpuli në 2019, Bayern Mynih 2020, Çelsi në 2021, Mançester Sity në 2023.

Për sa i përket trofeve të kombëtareve gjatë periudhës 2014-2024 janë luajtuar Kupa e Botës 2014-2018-2022, Kupa e Euroës 2016-2020-2024.

Kupën e Botës 2014 e ka fituar Gjermania në finale me Argjentinën, në 2018 Franca mposhti Kroacinë dhe në 2022 Argjentina mposhti Francën me penallti.
Kupa e Europës u fitua nga Portugalia në 2016 përballë Francës, në 2020(2021) u fitua nga Italia që mundi me 11 metërsha Anglinë dhe në 2024 Spanja mundi Anglinë.

Për sa i përket topit të artë Lionel Messi dhe Ronaldo kanë qënë ata që ja ka dalë të marrin këtë trofe më së shumti.

Cristiano Ronaldo e ka fituar topin e artë 3 herë gjatë 2014-2024, kurse Messi 4 herë gjatë kësaj periudhe.

Ronaldo: 2014, 2016, 2017
Messi: 2015, 2019, 2021, 2023

Në 2018 topin e artë e fitoi Modriç, në 2022 Benzema dhe Rodri në 2024.

2023 dhe 2024 kanë patur dhe kontestime të shumta.

Viti 2020 për shkak të pandemisë nuk pati aktivitete sportive.

Për sa i përket klubeve në ligat kryesore ka patur dominim të Sityt dhe Liverpulit në Angli, Real e Barça në Spanjë, Bayern në Gjermani, Milan e Inter në Itali dhe PSG në francë.

Ky 10 vjeçar po ashtu u shoqërua me disa moment kulmore që Alfapress i sjell më poshtë.

2014-Brazil 1-7 Gjermani

Një ndeshje që do të mbesë gjatë në memorien e publikut. Evinimenti që u luajt në Brazil ju dha vendasve emocionet më të këqija të përjetuara ndonjëherë pasi Gjermania mposhti 7-1 vendin mikpritës të kupës së botës.

2016- Francë-Portugali, dëmtimi i Ronaldos

Në finalen e Europianit 2016, Ronaldo u dëmtua në 10 minutat e para të ndeshjes, gjë që nuk lejoi që ai të luante deri në fund.

Rekordi i Reali Madrit me tre trofe rradhazi UCL 2016, 2017, 2018

Kroacia arrin finalen e botrorit

E konsideruar si suprizë e “Kupës së Botës” Kroacia e Luka Modriç arriti finalen e madhe dhe pse nuk ja dolën për trofeun.

2019-2020

Pandemia pothuajse bllokoi çdo aktivitet sportiv

Kupa e Botës në Katar 2022

Një eveniment me shumë polemika, për shkak të largësisë dhe privimit të tifozëve nga ligjet e rrepta.

Së fundmi ngjarja më e diskutuar në futboll ishte ajo e topit të artë, shumë prisnin që trofeun ta ngrinte Vinicius Junior, por fituesi doli para eventit dhe ai ishte Rodri, lojtar spanjoll i Mançester Sitit./Alfapress.al

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128