Monaco bie keq në Champions, Leverkusen shpëton në fund
18 Shtator 2025, 20:50 / SPORT

Këtë të enjte pasdite u luajtën dy ndeshje të Champions League. Monaco pësoi disfatë 4-0 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e luajtur në Belgjikë.
Vendasit vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar me Tresoldi, Onyedika dhe Vanaken. Me këtë rezultat, francezët e patën të pamundur të reagojnë, madje diferenca u thellua edhe më shumë pas golit të Diakhon.
Në Danimarkë, ndeshja mes Copenhagen dhe Leverkusen përfundoi 2-2. Ekipi i Neestrup realizoi në pjesën e parë me Larsson, ndërsa gjermanët barazuan në të 83-tën me Grimaldon. Një gol i Robert Silvas në të 87-tën “elektrizoi” stadiumin, por asgjë nuk kishte përfunduar, pasi autogoli i Hatzidiakos i dhuroi një pikë “aspirinave”.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
Zombit përballë Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

