Monza shkarkon trajnerin, rikthen Nestën në pankinë!

Drejtuesit e Monza-s bëjnë prapaktheu. Në krye të ekipit që mbyll klasifikimin e përgjithshëm në Serinë A kthehet ai që ishte trajner i parë deri në dhjetor. “AC Monza njofton se ka anuluar shkarkimin e Alessandro Nestës, i cili merr përsëri postin e trajnerit të ekipit të parë të bardhëkuqve. Suksese, Alessandro!”
Me këtë komunikatë, klubi i Brianzës njoftoi zyrtarisht përfundimin e aventurës së Salvatore Bocchetti-t (7 ndeshje dhe vetëm 3 pikë të fituara) në Brianza. Në vend të tij, kthehet në pankinë Nesta, i cili do të tentojë të arrijë shpëtimin me një mision që duket i pafrytshëm: Monza është 8 pikë pas Empolit.
“AC Monza njofton se ka vendosur ta shkarkojë nga detyra trajnerin e ekipit të parë, Salvatore Bocchetti – vijon njoftimi zyrtar i klubit bardhëkuq – të cilin e falenderon për punën e bërë dhe i dëshiron fat të mbarë në të ardhmen e tij profesionale”.
Bocchetti kishte ardhur në pankinën e Monzës në fund të dhjetorit, në vend të Alessandro Nestës, pas humbjes së bardhëkuqve ndaj Juventusit. Në 7 ndeshje nën drejtimin e tij, Monza ka pësuar 6 humbje dhe ka fituar vetëm një herë’.
-
Laçi fiton në Korçë ndaj Skënderbeut, barazim mes Teutës e Dinamos
10 Shkurt, 19:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

