Mourinho kritikon Guardiolën: Ai qesh me fatkeqësitë e klubeve të tjera

4 Qershor 2024, 13:05 / SPORT ALFA PRESS

Mourinho kritikon Guardiolën: Ai qesh me fatkeqësitë e klubeve
Jose Mourinho, i cili tashmë është prezantuar si trajneri i ri i Fenerbahces, ka folur për disa skuadra të Premier League dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar Pep Guardiolën.

Raportet e Mourinhos me Guardiola nuk janë më të mirat dhe këto e tregojnë deklaratat e fundit të portugezit për trajnerin e Manchester Cityn

Deklaratat e “Special One” kanë ardhur në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të “Los Blancos”.

Mourinho ishte kritik për Guardiola në lidhje me qëndrimin e tij ndaj skuadrave tjera të Premier League si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

“Mendoj se në këtë moment Pep Guardiola po qesh me katastrofën në klubet e tjera”, deklaroi Mourinho për TNT Sports.

Ndryshe, Mourinho është zyrtarizuar tashmë si trajner i ri i klubit turk, Fenerbahce.

 

Po ndodh...