Mourinho te Napoli? Zbulohet telefonata që mund ta mbajë portugezin në Itali

Pak ditë pas largimit nga Roma, duket se trajneri Mourinho vijon të jetë i dëshirueshëm ende në Serinë A. Napoli është skuadra e rradhës, e cila mendon seriozisht për shërbimet e “Special One” si pasuesin e Valter Mazarrit.
Ajo që konfirmojnë me siguri absolute mediat italiane është që pas shkarkimi të “Special One” nga Roma, agjenti i tij i fuqishëm Jorge Mendes nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis.
Një telefonatë me synimin e një sondazhi, duke qenë se Napoli po shqyrton profile të ndryshme trajnerësh për sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentiis që nga Riadi po punon për merkaton e përforcimeve për Napolin, ka marrë tanimë informacionin për disponueshmërinë e Mourinhos.
Është e lehtë të imagjinohet ndërkohë se paga e Morinhos, 7 milionë euro, plus bonuset, në sezon që merte te Roma, mund të përbëjë një pengesë për parametrat financiarë të Napolit.
Një sforco ekonomike të tillë Presidenti De Laurentiis mund ta bënte vetëm për Antonio Conten, por gjithsesi tanimë kontaktet e para kanë nisur dhe nuk është cudi që në të ardhmen Mourinho të shkojë në stolin e Napolit, ndoshta edhe me dëshirën për t’i provuar Romës se ka gabuar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


