
Moviola nga ish-gjyqtari për ndeshjen e Juves: Faulli ndaj Kristoviç, vendim i palogjikshëm nga gjyqtari

Ish-arbitri Xhanpaolo Kalvareze ka bërë moviolën e sfidës Juventus-Leçe, duke kritikuar vendimin e arbitrit në rastin mes Renato Veigës dhe Kristoviç, që u konsiderua një faull nga sulmuesi i Leçes.
Sipas tij, është një vendim absurd sepse faulli ishte nga mbrojtësi bardhezi. “Episodi më i rëndësishëm është një dyluftim trup më trup mes Veiga dhe Kristoviç në kufijtë e zonës bardhezi. Portugezi e tërheq vazhdimisht prej fanellës kundërshtarin e tij, i cili gjithsesi arrin t’i marrë kohën dhe të vendoset përpara, e më pas rrëzohet.
Mund të diskutohet për ngjyrën e kartonit, por nuk justifikohet vendimi i gjyqtarit (i cili ndodhej shumë larg), që fishkëllen faull në favor të bardhezinjve. Kristoviç nuk bën asgjë të gabuar, ka vetëm një qëllim, të çlirohet nga mbrojtësi”, u shpreh Kalvareze që më pas shtoi: Në pjesën e dytë pati dy kontrolle të heshtura me VAR-in, një për secilën zonë, dhe të dy për prekje me dorë. Në asnjë prej rasteve nuk jepet penallti.
Veiga e prek topin ndërsa rrëshqet dhe është i kthyer me shpinë, me krahun që mbështetet në tokë, Tiago Gabriel ka krahun ngjitur me trupin”, tha Kalvareze, duke u shprehur se të dyja vendimet këtë herë janë të rregullta.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128