Lajme flash

Napoli, gati të shesë Victor Osimhen, Galatasaray gati për t’i prishur planet Juventusit

14 Prill 2025, 17:45 / SPORT ALFA PRESS

Napoli, gati të shesë Victor Osimhen, Galatasaray gati për

Në shtëpinë e Napolit gjithçka është gati për largimin e Victor Osimhen-it gjatë merkatos së verës.

Klubi italian ka vendosur çmimin për kartonin e sulmuesit nigerian: 75 milionë euro, sa është klauzola e re e prishjes së kontratës që u përditësua verën e kaluar.

Nuk është më sekret që Juventus e ka vendosur Osimhen-in si objektivin kryesor për repartin ofensiv.

"Zonja e Vjetër" mund të hidhet seriozisht në sulm për nigerianin, sidomos nëse Dusan Vlahovic nuk rinovon dhe largohet drejt ndonjë oferte të majme nga jashtë.

Drejtori sportiv i Juves, Cristiano Giuntoli, është i vetëdijshëm që konkurrenca nuk do të mungojë. Ndër të interesuarit është edhe Galatasaray, ku Osimhen aktualisht po luan në formë huazimi.

Klubi turk është i vendosur të bëjë gjithçka për të mbajtur sulmuesin, i cili ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me ambientin.

“Na ka thënë që klubi ynë do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij,” – deklaroi zëvendëspresidenti i Galatasaray-t, İbrahim Hatipoğlu. “Por kjo nuk do të thotë që do të largohet.

Ne duam ta mbajmë me çdo kusht.”

Për të arritur këtë, Galatasaray do të duhet të bëjë një investim të madh financiar, por statistikat flasin në favor të Osimhen-it: këtë sezon ai ka shënuar 29 gola në 33 ndeshje, duke u konfirmuar si një nga golashënuesit më të frikshëm në Europë.

Para portës, Osimhen mbetet një garanci absolute.

 

Po ndodh...