
Napoli tronditet para Milanit, dëmtohet sulmuesi titullar

Napoli tronditet para Milanit, me të cilin do të përballet këtë fundjavë në kampionat.
Sulmuesi kryesor i të kaltërve, Victor Osimhen ka ardhur i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spallettit.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi i kaltër që sqaron se Osimhen ka një problem muskulor dhe javën e ardhshme do të monitorohet për të parë kur mund të rikthehet në fushë.
E nëse kjo sfidë nuk përbën shumë problem për napolitanët, pasi kryesojnë bindshëm kampionatin, Spallettin e shqetëson fakti që mund të detyrohet të luajë pa Osihmen edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit, sërish ndaj kuqezinjve.
Për momentin i avantazhuar për të zëvendësuar sulmuesin nigerian, është argjentinasi Simeone, i cili veçanërisht në Ligën e Kampionëve ka bërë shumë mirë dhe tani është gati të shënojë e të udhëheqë skuadrën edhe në kampionat./ SuperSport
-
Pse Ramazani është muaji më i shenjtë në kulturën islame?!
31 Mars, 16:16
ide


Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128