Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë

Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë. Skuadra me në krye trajnerin Silvinjo mbyllën mbrëmjen e sotme përgatitjet në stadiumin “Air Albania”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin në stadiumin “Air Albania”, që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike.



Ndeshja Shqipëri – Çeki e vlefshme për grupit B1 të UEFA Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
-
Sfidë delikate për Kosovën në Rumani, publikohen formacionet zyrtare
15 Nëntor, 20:01 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


