Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

8 Janar 2024, 18:09 / SPORT ALFA PRESS

Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

Legjenda Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në në botën e futbollit ka mbyllur sytë përgjithmonë, të dielën.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, – njoftoi familja.

Ikona” gjermane ka dhënë një kontribut të çmuar, teksa vlen të përmendet fakti se u bë Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990.

Kujtohet se më 2 janar 2024, në rrjetin televiziv gjerman ARD u shfaq premierë një dokumentar mbi jetën e Franz Beckenbauer .

Me rastin e dokumentarit, vëllai i Walter kishte treguar se gjërat nuk shkojnë mirë për Franz-in. “Do të gënjeja nëse do të thoja se ishte mirë dhe nuk më pëlqen të gënjej. Nuk po shkon mirë, kjo është e vërteta. Shëndeti përballet me ulje-ngritje të njëpasnjëshme”, tha vëllai i tij.

 

Po ndodh...