Partizani “ngec” në Laç, kualifikimi vendoset në Tiranë, Egnatia “prek” gjysmëfinalen

5 Shkurt 2025, 15:35 / SPORT ALFA PRESS

Partizani “ngec” në Laç, kualifikimi vendoset në

Ndeshja u komplikua për kurbinasit që me fillimin e saj, aty ku në minutën e 18, gjyqtari kryesor Maletaj do t’i drejtonte kartonin e kuq Prodanit, pas ndërhyrjes së ashpër në kavilje ndaj Bytyçit.

Partizani merr frenat e lojës në dorë, i ndihmuar edhe nga superioriteti numerik në fushë dhe sheh më shumë tek porta e vendasve. Në minutën e 32 Albers Keko bën gjithçka mirë, teksa depërton në zonë, por goditja e tij me të djathtën prek vetëm rrjetën e jashtme.

Sulmuesi i të kuqve Bintsouka shpërdoron dy raste të mira për të kaluar miqtë në avantazh, teksa fillimisht në të 35 nuk koordinohet saktë me kokë, ndërsa dy minuta nga fundi i pjesës së parë me të majtën godet keq brenda zonës me topin që shkon mbi kuadrat, duke e mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë ishte sërish nën ritmin e Partizanit, me të kuqtë që kontrolluan më shumë topin dhe tentuan golin e zhbllokimit të shifrave. Megjithatë shansin e parë në këtë fraksion e kishin vendasit, që në të 59 tentuan të befasonin skuadrën e Veselinoviç me Melon, por Alban Hoxha i mohoi golin.

Janjeve këmbëngul në minutën e 80 nga krahu i djathtë, por në momentin kur anësori u përgatit të godiste kuadratin, erdhi ndërhyrja e mbrojtjes kurbinase, që shmangu rrezikun.

Në të 89 proovn sërish Partizani, pas një krosimi nga e majta një rikoshet në zonë, për pak sa nuk u shndërrua në gol, por portieri i vendasve Molla tregohet i gatshëm për të reaguar.

Përfundimisht sfida e parë çerekfinale mes Laçit e Partizanit mbyllet me shifrat 0-0, me të dyja skuadrat që do të tentojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Tiranë.

 

Po ndodh...