Pas kampionëve thyhen edhe nënkampionët, Aston Villa për titull
Aston Villa ndez garën për kreun e Premier League-s. Skuada nga Birminghami, pasi mposhti në mesjavë kampionët e në fuqi të Manchester City-t, e përsëriti suksesin edhe ndaj “Topçinjve”, me rezultat minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi në “Villa Park”.
Tri pikë me shumë vlerë për vendësit, që shkojnë në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se Liverpooli e një më pak se Arsenali.
Një ndeshje me shumë emocione, e mbyllur me një rast tepër të diskutueshëm, të zgjidhur nga sistemi VAR.
Në kohën shtesë, Aston Villa po kryesonte me golin e McGinn, të shënuar që në fillim të takimit, kur Havertz e shtyu topin në rrjetë, por sistemi VAR dalloi një prekje të lehtë më dorë nga gjermani, mjaftueshëm për ta anuluar.
Arsenali në vështirësi në “Villa Park” të Birminghamit. Në minutën e shtatë të ndeshjes kundër Aston Villas, “Topçinjtë” u ndëshkuan nga McGinn, pas një aksioni perfekt të vendësve, 1-0.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128