
Pele, dhjetë fakte nga jeta e legjendës braziliane

Pele padiskutim është ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, në mos më i miri që ka njohur sporti më popullor në botë.
Por, cilat janë 10 fakte nga jeta e legjendës braziliane.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958.
Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.
Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.
Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.
Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës.
Rekordi, që Pelé e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron.
Në Kupën e Botës 1970, Pelé regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror.
Pelé është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128