Përsëri pa Muçin, Trabzonspori hedh në ajër shanset për titullin kampion dhe Champions

11 Prill 2026, 19:17 / SPORT ALFA PRESS

Përsëri pa Muçin, Trabzonspori hedh në ajër shanset

Trabzonspori ka humbur mundësinë e artë për të vënë nën trysni ekipin e Gallatasarajt kryesues teksa i ka dhënë një goditje shanseve të veta për trofeun duke u ndalur në ndeshjen e sotme në transfertë përballë Alaniaspor.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, që praktikisht i jep mundësinë Gallatasarajt të vendit të parë që të çojë nesër në 6 pikë distancën nga ndjekësi, duke vënë një dorë te trofeu i radhës kur i mbeten pak javë deri në fundin e sezonit.

Ajo që shqetëson më shumë Trabzonsporin gjithsesi, është fakti se tashmë mund të humbasë ndaj Fenerbahçes edhe vendin e dytë, që i siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe të ardhura shumë të rëndësishme këtij klubi.

Po ndodh...

ide