Portieri i Tiranës: Ndeshja u vendos nga penalltia, Tirana nuk dorëzohet kurrë...

25 Maj 2023, 19:49 / SPORT ALFA PRESS

Portieri i Tiranës: Ndeshja u vendos nga penalltia, Tirana nuk

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj nuk e ka fshehur zhgënjimin pas barazimit 2-2 me Bylisin.

“Barazimi dhe penalltia e kontestuar e Bylisit? Unë jam shumë krenar me çunat për sakrificën që kanë bërë gjatë këtij kampionati. Ndeshja u vendos dhe mori fund nga një vendim jo i duhur.

Do të shikoj emisionin dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë Bujar Pregja, ndërkohë ju kërkoj falje që thyeva kameran.

Ne nuk dorëzohemi asnjëherë. Kemi dhe ndeshjen e Kupës. Pse jeni të dorëzuar? Jetojmë në Shqipëri vllai.. ne do të japim maksimumin, por gjithçka është e pamundur.

Shehi pas sfidës çfarë ju ka thënë?

Ai është krenar me neve me vetën me punë. Po ky është futbollit dhe janë vendime shumë të ngutshme. Ne kemi ndeshje me Erzenin dhe më pas në finalen e Kupës.

Presidenti çfarë ju ka thënë?

Vetëm na ka thënë që është krenar me neve. Nuk po mundem të flas më tepër, nuk e di”, tha ai.