Ramadani paralajmëron Italinë: Në fushë futemi për të fituar

Një tjetër ndeshje si titullar për Ylber Ramadanin me Leçen, që barazoi në shtëpi me Romën. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, ekipi i tij kishte shansin që të fitonte, ndërsa shpjegoi për Dazn edhe bashkëpunimin me Blin në mesfushë.
“Më pëlqen kur marrim topin, gjithmonë dua të shkoj përpara për të shënuar gola. Ndjeva se mund ta fitonim lojën! Ata patën dy raste, por ne mund të kishim marrë tre pikët. Si ndryshon moduli kur luaj me Blin? Edhe në kombëtare luaj me Bajramin dhe Asllanin, por me atë kam më siguri e dal përpara për të rikuperuar topin”.
Ai do të mungojë në takimin ndaj Milanit, pasi mori kartonin e 12 sezonal. Por Ramadani mendjen e ka edhe te kampionati europian, me Italinë që është kundërshtare e kuqezinjtë në Grupin B.
“Do të jetë një ndeshje e bukur për mua! Luaj në Itali dhe Italia është një skuadër e fortë, por ne në fushë hyjmë për të fituar”.
Sfida mes kuqezinjve dhe të kaltërve do të luhet më 15 qershor në stadiumin “Iduna Park” të Dortmundit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


