Real Madrid, Perez “ngrin” tifozët: Vinicius? Nuk e di nëse do rinovojë

29 Maj 2026, 09:38 / SPORT ALFA PRESS

Real Madrid, Perez “ngrin” tifozët: Vinicius? Nuk e di

Reali mbylli një sezon të dështuar, pa trofe, por në Madrid po përpiqen të kthejnë faqe duke projektuar sezonin e ri. Ky është një vit i veçantë pasi fillimisht do të zhvillohen zgjedhjet për president, votime këto që po mbajnë pezull edhe rikthimin e Jose Mourinho-s. Florentino Perez, presidenti aktual i Real Madrid, ka thyer heshtjen duke prekur disa çështje të rëndësishme, ku pyetja e parë ishte në lidhje me Vinicius jr, a do të vijojë braziliani të jetë pjesë e Real Madrid:

“Nuk e di nëse do të rinovojë. Nëse doni të dini opinionin tim, dëshira është që të qëndrojë te Real Madrid, për mua është një nga lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Perez.

Numri një i klubit u pyet edhe në lidhje me grupin aktual që Real Madrid ka në dispozicion, cilët janë lojtarët më të mirë: “Mbappé, Bellingham, Guler, Valverde, Vinicius… Janë lojtarët më të mirë në botë. Njerëzit e dinë se unë do të afrojë gjithnjë lojtarët më të mirë në botë. Me një trajner të mirë, me gjithë këto lojtarë, Reali do të përjetojë një tjetër epokë të artë”, theksoi Perez.

Në fund, nuk mund të mungonte dhe një koment në lidhje me çështjen “Negreira”, çështjen e arbitrave në Spanjë:

“Këtë çështje do ta çoj deri në fund. Do të jem i pranishëm në finalen e Champions League dhe do të njoftoj UEFA-n se do të depozitoj një dosier, sepse bëhet fjalë për korrupsionin më të madh në histori. Për një gjë të jeni të sigurt, Real Madrid është më fat që më ka mua në krye”, përfundoi deklaratën e tij Florentino Perez.

Po ndodh...

ide