
Rikthehet kapiteni, Inzaghi buzëqesh përpara Bayern, por Kane bën presion: Dua të fitoj Champions

Lajme të mira në shtëpinë e Inter në vigjilje të sfidës së parë kundër Bayern Munich në fazën çerekfinale të Champions League. Simone Inzaghi ka një arsye të fortë për të buzëqeshur pasi Lautaro Martinez është gati, madje që këtë fundjave kundër Parmës në Serie A. Kapiteni nuk ishte i pranishëm në derbin kundër Milan, por është rikthyer të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të ekipit: “Jam gati”, shkruan Martinez në rrjetet sociale.
Ideja e stafit është që Martinez të ketë disa minuta në këmbë ndaj Parmës për t’u aktivizuar më pas si titullar kundër Bayern. Në dispozicion të Inzaghit për këtë takim pritet të jenë edhe Dimarco dhe Aranautovic, ndërsa nuk bëhet fjalë që në fushë të jetë Dumfries, me holandezin që pritet të rikthehet pas 3-4 javësh.
Nuk është më e mirë situata në radhët e Bayern Munich, me trajnerin Kompany që duhet të bëjë llogaritë pa Davies dhe Upamecanon, ndërsa pak shpresa ka për Neuer dhe Guerreiro. Në dyshim të fortë janë edhe Goretzka e Coman.
Pavarësisht këtij fakti, Harry Kane beson se Bayern Munich mund ta kalojë këtë pengesë, Inter: “Objektivi ynë është të kemi sukses, për këtë arsye kemi nevojë për të gjithë, tani është radha e atyre që kanë luajtur më pak. Nuk po kërkojmë alibi pasi situata me dëmtimet është e njëjtë kudo, nuk është koha për t’u ndalur. Kam gjithë jetën që ëndërrojë të fitoj Champions League, nëse ja dal në shtëpi, në Allianz Arena, do të ishte akoma më speciale. Na pret një sfidë e fortë dyshe me Inter, duhet të jemi gati. Ne e dimë se kur jemi në ditën tonë më të mirë mund të mposhtim këdo”, u shpreh Harry Kane.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide


Bonusi opozitar "Berisha" për Edi Ramën

Kultura e dhunës në transmetim të drejtpërdrejtë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128