Klubi i Superiores fiton në CAS, Dinamo detyrohet të paguajë 40 mijë euro
15 April 2025, 19:22 / SPORT

Prej kohësh Laçi dhe Dinamo kishin një përplasje të fshehtë mes tyre, e cila shkoi deri në CAS të Lozanës. Shkak i gjithë kësaj “meseleje” u bë mbrojtësi Albion Marku.
Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht? Kur mbrojtësi Marku firmosni për Dinamon në vitin 2023, ekipi kurbinas kërkoi pagesën e formimit të tij. Skenari i përplasjes vazhdoi për muaj të tërë, teksa CAS ka dhënë verdiktin final.
Laçi ka dalë fitues në gjyq dhe do të marrë 40 mijë euro, të cilat do të paguhen nga arkat e Dinamos. Ky dënimi për blutë e Dajës vjen në fund të sezonit.
Albion Marku u largua nga Dinamo në verën e vitit 2024 ku u transferua në Hungari te klubi i Győr.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




