I akuzuar për financim terrorizmi, GJKKO dënon me 4 vite burg Muhamet Manollarin

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burg Muhamet Manollarin, i cili në vitin 2013 i dërgoi 864 euro babait të tij që ishte pjesë e organizatës terroriste. Manollari akuzohet për veprën penale “Financimi i terrorizmit”.
Hetimet e kryera nga SPAK kanë zbuluar si i pandehuri është djali i Mehdi Manollarit, i cili është larguar në 5 Maj të vitit 2013 nga Shqipëri për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës ISIS. Në vitin 2016 është shpallur në listën kombëtare të personave për financim të terrorizmit.
Në 19 Nëntor të 2018 djali i tij Muhamet Manollari, ka transferuar shumën prej 864 Eurosh në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij, i cili në atë kohë ndodhej në Siri. Për të dërguar këtë shumë parash, i pandehuri, nuk ka përdorur emrin e tij, por ka përdorur një kartë identiteti në emër të një gruaje, e cila e kishte raportuar atë të humbur, disa kohë para ngjarjes.
Manellari pjesë e organizatës terroriste ISIS, sipas Prokurorisë së Posaçme besohet të ketë vdekur në vitin 2019.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128







