
Rikthim i bujshëm? Jackson Kenio shfaqet në stërvitjen e Egnatias

18 Shkurt 2025, 20:43 / SPORT
Fernando ka postuar një foto nga stërvitja me Leo Melon dhe Jackson Kenio. Ky i fundit nuk është zyrtarizuar nga kampionët, por Fernando jep indicie për transferim të mundshëm.
Bashkë me Leo Melon dhe Fernandon janë treshja braziliane, që Egnatia do të kishte për titullin kampion.
Kujtojmë se Jackson u transferua nga Egnatia te Istanbulspor në verën e vitit 2023, ndërsa aktualisht është lojtar i lirë. 25-vjeçari, që më parë ka qenë edhe kapiten i Egnatias, mbetet po ashtu në lupën e disa ekipeve jashtë Shqipërisë.
Kështu nuk përjashtohet mundësia, që të jetë i pranishëm vetëm për stërvitjen.
Kujtojmë që Jackson Kenio ndodhej në tribunën e stadiumit të Rrogozhinës në sfidën që Egnatia fitoi 2-0 përballë Partizanit javën e kaluar.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128