Rio Ferdinand beson te PSG: Janë favoritët për të fituar Champions league

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Rio Ferdinand, ka komentuar në “TNT Sports” fitoren mbresëlënëse 3-1 të PSG ndaj Aston Villa, në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Luis Enrique, me protagonistë si Donnarumma dhe Kvaratskhelia, la përshtypje të forta në këtë ndeshje, jo vetëm për golat.
“Kam mbetur i mahnitur nga golat që pamë dhe momentet e teknikës së shkëlqyer të lojtarëve të PSG-së, por edhe më shumë nga aftësia e tyre për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur atë”, – tha Ferdinand, i entuziazmuar nga balanca mes bukurisë dhe pragmatizmit në lojën e parizienëve.
Më pas shtoi: “PSG luajti me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne disa herë, edhe pse nuk është kështu. Parizienët janë një skuadër që di si ta marrë maksimumin nga çdo lojtar dhe i dominon kundërshtarët, si në duelet një kundër një, ashtu edhe në lojën kolektive. Për mua, janë favoritët kryesorë për momentin, sidomos duke parë si i kanë menaxhuar ndeshjet ndaj Liverpool-it dhe si e dominuan këtë përballje ndaj Aston Villa”.
Në prag të sfidës së kthimit, javën e ardhshme, Ferdinand theksoi se PSG tani është “në pozitat e një favoriti absolut”, edhe pse nuk e sheh gjithçka të mbyllur: “Aston Villa ka lojtarë që mund t’i vënë në vështirësi parizienët, po ashtu ka një trajner që e njeh mirë Europën dhe ka fituar trofe. Sidoqoftë, ky PSG është ndryshe nga çdo version tjetër që kemi parë në këtë kompeticion”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




