“Rolling Stones” zhvendos El Classicon, Barça-Real Madrid mund të mbahet në “Wembley”

28 Janar 2025, 22:22 / SPORT ALFA PRESS

“Rolling Stones” zhvendos El Classicon, Barça-Real Madrid

Sa më shumë koha kalon, aq më shumë forcohet ideja e zhvillimit të El Classicos mes Barcelonës dhe Real Madrid jashtë Spanjës. Ndeshja është e planifikuar të luhet me 11 maj, por shtëpia e përkohshme e Barcelonës, stadiumi olimpik, tashmë është rezervuar për Mick Jagger dhe ekuipazhin e tij (Rolling Stones).

Me Camp Nou-n që nuk është gati për shkak të punimeve  (1.5 miliardë euro shpenzim) gjërat duken të ndërlikuara. Barcelona kishte shpresuar të debutonte në “Spotify” të rinovuar në Camp Nou në kohë për këtë takim, por ngadalësia e punimeve nuk jep garanci. Sipas asaj që shkruajnë mediat, El Classico mund të luhet në “Wembley”.

 

Po ndodh...