Serie A/ Nuk ka fitues në “Artemio Franchi”, Fiorentina-Genoa ndajnë pikët

15 Prill 2024, 21:28 / SPORT ALFA PRESS

Serie A/ Nuk ka fitues në “Artemio Franchi”, Fiorentina-Genoa
Fiorentina-Genoa ndajnë pikët me një barazim 1-1 në takimin e javës së 32-të të Serie A.

Fiorentina pati mundësinë për të zhbllokuar takimin në minutën e 25’ me Belotti-n, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt.

Miqtë nga ana e tyre ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 42’ me Gudmundsson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Ndërsa në fraksionin e dytë, në minutën e 54’ Ikone gjeti golin për Fiorentinën, pas asitit të dhuruar nga Bonaventura. Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat në minutat e mbetura për të shënuar sërish, në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.
Pas kësaj përballjeje Fiorentina renditet në vend të 10-të me 44 pikë, teksa Genoa renditet në vend të 12-të me 39.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128