Sfida me Anglinë, Bekim Balaj: Lojtarët e Shqipërisë të jenë cinikë

20 Mars 2025, 18:52 / SPORT ALFA PRESS

Sfida me Anglinë, Bekim Balaj: Lojtarët e Shqipërisë të

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, analizoi sfidën që Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë.

Duke folur në në Klan News, Balaj deklaroi se do të jetë përballje shumë e vështirë, për shkak të kundërshtarit që është përballë.

“Ajo fitore në Portugali na dha një hov të madh në ato eliminatore. Kjo ndeshje ngjason shumë, por është për kualifikueset e Botërorit. Mund të them që oreksi i shqiptarëve është rritur dhe ëndrra që kishim dikur për Europian, tani shqiptarët kanë ëndërr Botërorin. Luajmë me kundërshtarin më të fortë të grupit.

Ky grup lojtarësh kanë eksperiencë. Kanë një kohë të gjatë që luajnë bashkë dhe e kanë këtë në favor. Lojtarët vijnë në një moment të mirë dhe kjo ka më shumë rëndësi. Kjo ndeshje kërkon shumë sakrificë në aspektin fizik nga të gjithë lojtarët. Përqendrimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjatë 90 minutave mund të na japë diçka ndaj Anglisë.

Është një ndeshje ku duhet të tregohemi të kujdesshëm. Në një ndeshje si kjo, nuk do na vijnë shumë raste. E rëndësishme është që të jemi të përqendruar dhe cinikë në ato raste që do na jepen”, deklaroi Balaj.

 

Po ndodh...