
Shtohen zërat për largimin e Muller-it në qershor, reagon Bayern Munich: Jemi në bisedime...

Ka pasur edhe thashetheme të tjera për largimin e mundshëm të Thomas Muller, legjendës së Bayern Munich dhe kombëtares gjermane. Sipas “Kicker”, 35-vjeçari ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën e tij me bavarezët, e cila është në skadencë më 30 qershor të këtij viti.
Megjithatë, nuk janë të gjithë të një mendimi për këtë çështje. Sipas “Sky”, Bayerni është ende në bisedime me Muller dhe ka riafirmuar qëndrimin e fundit, i shprehur nga drejtori sportiv Max Eberl.
Në një intervistë për “Bild”, Eberl kishte shpjeguar: "Siç e kemi thënë disa herë, ne jemi në bisedime me Thomas Muller, ashtu si dhe me lojtarë të tjerë. Siç kemi bërë gjatë javëve dhe muajve të fundit, do të shpallim diçka vetëm kur të ketë diçka për ta shpallur".
Deri tani, asnjë nga palët, as vetë lojtari, nuk ka dashur të konfirmojë nëse është marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, në një drejtim ose tjetrin.
Për Muller fliten për disa mundësi tërheqëse, sidomos nga MLS, me disa klube të ligës amerikane që po përpiqen ta bindin të bashkohet me ta. Muller kishte marrë në konsideratë transferimin jashtë Gjermanisë vitin e kaluar, ka pasur përfolje për një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite, e cila, megjithatë, u refuzua.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128